Anëtari i kryesisë së PDK-së: Vjosa Osmani e urren UÇK-në - Gazeta Express
string(54) "anetari-i-kryesise-se-pdkse-vjosa-osmani-e-urren-uckne"

Lajme

Gazeta Express

18/12/2020 7:08

Anëtari i kryesisë së PDK-së: Vjosa Osmani e urren UÇK-në

Lajme

Gazeta Express

18/12/2020 7:08

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentit, nuk e ka përmendur asnjëherë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë fjalimit të saj që mbajti sot në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të vizitës treditore atje.

“Osmani është mosmirënjohëse e madhe, ajo e tillë ka qenë edhe ndaj Fatmir Sejdiut dhe ndaj Isa Mustafës”.

“Në fjalimin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, përmendet disa herë UÇK-ja, ndërsa në fjalimin e Osmanit asnjëherë nuk përmendet”.

“Kam kërkuar që ajo të tregojë se pse e urren UÇK-në dhe mundohet t’i ikë çdo herë deklaratave rreth saj”, ka thënë Gjoshi në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Osmani nuk ka bërë asnjëherë zhurmë në politikën kosovare.

“Ajo nuk ka dhënë asnjëherë asnjë ide dhe asnjë propozim të mirë për qytetarët e Kosovës. Asnjëherë nuk e kemi parë në pozita vendimmarrëse, unë e mbaj mend atë që është munduar ta rrëzojë Fatmir Sejdiun dhe tani në momentin e parë i është hakmarrë Isa Mustafës”.

“Deri tani nuk e kemi asnjë ide të punës së saj, ajo nuk di të propozojë asgjë nga pozicionet e saj”, ka thënë Gjoshi.