Anëtari i KQZ-së: Prokuroria të hetojë zyrtarët e këshillave që po e pengojnë votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë - Gazeta Express
string(126) "anetari-i-kqz-se-prokuroria-te-hetoje-zyrtaret-e-keshillave-qe-po-e-pengojne-votimin-e-qytetareve-qe-kane-nevoje-per-asistence"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 12:53

Anëtari i KQZ-së: Prokuroria të hetojë zyrtarët e këshillave që po e pengojnë votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 12:53

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka reaguar ndaj pengimeve që po iu bëhet qytetarëve që kanë nevojë për asistencë gjatë votimit.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë.

Në profilin e tij në “Facebook”, a ka shkruar se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën ligjet dhe me rregullat e KQZ-së.

“I bëj thirrje Prokurorisë që të ndjekë dhe hetojë çdo zyrtar të këshillave të vendvotimeve që pengon votimin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë, përfshirë edhe rastet e votuesve që nuk dinë shkrim e lexim. E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi dhe me rregullat e KQZ-së”, ka shkruar ai.