Anëtari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Po punojmë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(109) "anetari-i-keshillit-shqiptaro-amerikan-po-punojme-qe-amerika-ta-marre-rolin-primar-ne-negociatat-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 8:21

Anëtari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Po punojmë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 8:21

Gino Mulliqi, anëtar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, tha se përmendja e çështjes Kosovë-Serbi nga presidenti amerikan, Donald Trump, është një zhvillim pozitiv për shqiptarët. Gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, ai theksoi se shqiptaro-amerikanët janë angazhuar për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol kyç në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fakti që presidenti Trump ka filluar të flasë për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe ndaljen e konfliktit është një sinjal pozitiv për ne,” tha Mulliqi.

Ai shtoi se është e rëndësishme që Amerika të rikthehet në tavolinën e negociatave dhe të marrë përsipër një rol udhëheqës.

“Mendoj që ndoshta Amerika e ka kthyer pak edhe i ka ardhur radha edhe Kosovës që Amerika të marrë rolin primarë, në atë që edhe ne si shqiptaro-amerikan po punojmë në atë drejtim që Amerika të kthehet në tavolinën Kosovë-Serbi dhe ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi”, u shpreh ai.