string(67) "anetari-besnik-i-sns-sulmon-brutalisht-aktivistin-opozitar-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 12:53

Anëtari besnik i SNS sulmon brutalisht aktivistin opozitar në Serbi

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 12:53

Aktivisti opozitar Aleksa Pavloviq dyshohet se është sulmuar fizikisht nga Ljubisha Knezheviq, anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe kryetar i Bashkësisë Lokale Makovishtë, njoftoi lista qytetare “Të Bashkuar për Kosjeriqin”.

Sipas njoftimit, incidenti ndodhi pranë një shtandi të SNS-së në qendër të Kosjeriqit në Serbi.

Sipas mediave, kjo është hera e dytë brenda dy javësh që Knezheviq kryen sulme fizike ndaj opozitës dhe gazetarëve.

Më 16 maj, ai kishte sulmuar kameramanin e televizionit N1, Marjan Vuçetiq, në fshatin Makovishtë, në prani të kryetarit të SNS-së, Milosh Vuçeviq, si dhe kryetarit të komunës së Kosjeriqit dhe bartësit të listës së SNS-së, Zharko Djokiq.

Edhe pse u shoqërua në polici pas atij rasti, Knezheviq u lirua pa ndonjë masë ndëshkuese, gjë që, sipas “Të Bashkuarve për Kosjeriqin”, e ka inkurajuar të vazhdojë me sulmet ndaj qytetarëve, raporton Kossev

Për shkak të ngjarjes së fundit, kjo listë qytetare ka anuluar aktivitetet e planifikuara për ditën e sotme, deri në momentin kur autoritetet të ndërmarrin masa ligjore ndaj anwtarit tw partisw sw Aleksandar Vuçiq.

Ata kërkojnë që policia dhe prokuroria të veprojnë menjëherë dhe ta vendosin Knezheviqin në paraburgim si person me precedentë dhune.

Ky njeri ka fituar popullaritet përmes angazhimit të tij në të ashtuquajturën “Cacilend” dhe se është shpërblyer për besnikërinë ndaj SNS-së me punësim në ndërmarrjen publike “Elan”, ku paguhet nga buxheti i qytetarëve të Kosjeriqit”.