Tre anëtarë të KPK’së e kanë lëshuar mbledhjen e sotme pasi Jehona Grantolli propozoi të futet në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Pas tyre mbledhjen e lëshoi edhe Kelmendi.
“Unë mendoj që se kam vendin këtu”, tha ai.
Një nga anëtarët e KPK’së propozoi që të mos ftohet më asnjë takim.
“Këtu nuk ka funksionim normal”, tha ai.
Më pas u mbyll mbledhja e KPK’së.
Besim Kelmendi doli dje në një konferencë për media, ku i mohoi të gjitha raportimet se ai ka qenë asistent i Danica Marinkoviqit, gjyqtares serbe në rastin e Reçakut. Ai tha se në atë kohë kishte qenë procesmbajtës dhe kishte punuar në vijë me UÇK’në dhe partitë politike shqiptare.
Kelmendi dje u intervistua në cilësinë e dëshmitarit për Masakrën e Reçakut. /GazetaExpress/