Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kërkojnë qasje në kontratën e lidhur me Pfizer - Gazeta Express
string(95) "anetaret-e-komisionit-parlamentar-per-shendetesi-kerkojne-qasje-ne-kontraten-e-lidhur-me-pfizer"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 12:08

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kërkojnë qasje në kontratën e lidhur me Pfizer

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 12:08

Në Komisionin për Shëndetësi është miratuar sot plani i punës për këtë vit. Ndërsa, gjatë takimit të sotëm u kërkua qasje në kontratën e lidhur me Pfizer për vaksina.

Kryetarja e këtij komisioni Fatmire Kollçaku tha se fushëveprimi i Komisionit i shqyrton të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë.

Lexo Edhe:

Kollçaku tha se do ta monitorojnë edhe punën e Qeverisë.

 “Vaksinimi është duke vazhduar dhe vaksina ka. Të votojmë të kërkojmë raport për ecurinë e vaksinimit dhe planifikimit dhe të kërkohet kontrata për ardhjen e vaksinave Pfizer. Ne po i rikthehemi një teme të një kontrate të nënshkruar”, deklaroi ajo.

Propozimi që të kërkohet raport nga MSh-ja për ecurinë e vaksinimit u miratua, kurse u refuzua kërkesa që të kërkohet raport për vaksinat Pfizer.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se çështja e procesit të vaksinimit është duke shkuar ngadalë ndonëse është premtuar nga MSh-ja një vaksinim masiv.

Ndërsa, ai kërkoi qasje në kontratën me Pfizerin.

“Në të dhëna rezulton se Kosova  ka 178 mijë doza të vaksinave donacion dhe ende nuk ka marrë asnjë kontingjent të blerë nga Pfizer dhe ne të dërgojmë shkresë MSh-së me dit kur ka me ardhur doza e parë e vaksinave, i dytë dhe për çdo muaj sa vaksina kanë në dispozicion. Për mua mbetet brengosëse heshtja e Qeverisë që ekipet e vaksinimit në komunën veriore janë nënçmuar dhe ministria po hesht. Kërkojë që të hedhet në votim me pa kontratën me Pfizer”, shtoi ai.