Ambasadori i BE-së në Shqipëri mori pjesë në një panel të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ku foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gonzato tha se tashmë mundësia e anëtarësimit në BE është reale dhe i bëri thirrje rinisë shqiptare që të mos largohen nga vendi, por ‘të shfrytëzojnë këtë mundësi të artë për ta dhe për Shqipërinë drejt BE-së’.
Ambasadori tha se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për njohuritë dhe për inovacion.
-A është i mundur në një të ardhme të afërt anëtarësimi në BE?
“Është fantastike të jesh përfaqësues i BE-së në Shqipëri. Ndjehem pjesë e këtij projekti. Kam parë gjithashtu që versioni shqip i panelit është pak më pak brutal. Ne anglisht është verifikim i realitetit. Pyetja ime e parë është që ky çast, pra mundësia e anëtarësimit në BE a është vërtet real apo në fakt i diktuar nga aspekte dhe çështje të tjera. Dhe ajo qe dua të përcjell është, që po është shumë real dhe këtë dua tua them edhe të rinjve në Shqipëri sepse janë te rinjtë ata që vazhdojnë të mbeten skeptik dhe vazhdojnë te shikojnë të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë.
Iu them që është mundësi e artë që dhe mund të humbisni një shans të ri sepse ky është momenti për të qenë më krijues dhe më inovatorë, me aftësi dhe njohuri që Shqipërisë i nevojiten shumë për ta bërë atë shtet anëtar. Kjo është mundësia juaj dhe duhet të qëndroni në Shqipëri. Vendi juaj ka nevojë për ju më shumë se kurrë”, u shpreh Gonzato.
Sakaq Gonzato shpjegoi se një nga aspektet kryesore për të rritur mundësinë e anëtarësimit në BE është goditja e rrjeteve kriminale dhe tha se SPAK ka bërë një punë monumentale duke bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese të nivelit europian për të goditur krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.
“Pyetja e dytë është, ky është një verifikim realiteti për BE-në apo Shqipërinë. Mendoj që vlen për të dyja palët, ky proces duhet parë në mënyrë optimiste. Mendoj që është mundësi unike për bashkimin europian. Ndaj theksoj idenë që futja në BE nuk është thjesht të bëhesh pjesë e një projekti apo tregu ekonomik me disa masa, por është një përpjekje politike, e cila bazohet te vlerat që ndajmë më njëri tjetrin. Njerëzit bëjnë pyetjen se a është ë vërtetë që Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE dhe po iu them që po, është shumë e vërtetë sepse ecuria ka qenë fantastike dhe jemi të bindur që do t’i hapim të gjithë grup kapitujt.
Ka dhe skeptikë që thonë po korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe iu them që SPAK ka patur një bashkëpunim monumental me agjencitë e zbatimit të ligjeve në nivel europian dhe ky është shembull i prekshëm. E shohim që në formë proaktive Shqipëria që po godet rrjetet kriminale, është sinjal i qartë që kemi të bëjmë me një Shqipëri të re dhe kjo duhet të theksohet”, tha Ambasadori i Shqipërisë në BE.