Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Rama: Hap historik, i dha asaj çka i takonte - Gazeta Express
string(71) "anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-rama-hap-historik-i-dha-asaj-cka-i-takonte"

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Rama: Hap historik, i dha asaj çka i takonte

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 22:18


Kryeministri Edi Rama uroi sot Kosovën për pranimin e saj si anëtare në Këshillin e Europës.
Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se “një hap historik sapo u hodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e Kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE”.
“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: vulosjen e këtij anëtarësimi pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm”.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi sot pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pro votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.