Anëtarë të grupit të Gërçecit dënohen me mbi 50 vite burg - Gazeta Express
string(57) "anetare-te-grupit-te-gercecit-denohen-me-mbi-50-vite-burg"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:32

Anëtarë të grupit të Gërçecit dënohen me mbi 50 vite burg

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:32

Gjithsej 50 vite burg morën gjashtë anëtarët e grupit kriminel të Gërçecit, të cilët u arrestuan në janar të vitit të kaluar.

Katër prej tyre për involvim në blerjen dhe shitjen e paligjshme të 15 kilogramëve kokainë derisa dy të tjerë për bashkëveprim kriminal me qëllim kryerjen e vrasjes së porositur të dyfishtë. Për veprën penale “Prodhim të palejuar dhe shitje të drogave narkotike”, gjykata shpalli fajtor Fadil Bajramovskin, Sevdi Azirin, Nexhati Isenin dhe Besim Asanin.

Tre të parët u dënuan me pesë vite burg ndërsa Besim Asani me gjashtë vite burg. Fati Sulejmanovski mori dënim prej 14 viteve e gjysmë për bashkëveprim kriminal dhe për vrasje ndërsa Shuajb Sulejmanovski mori dënim prej gjithsej 15 viteve burg. Gjashtë të dënuarit janë pjesë e gjithsej 15 personave të dyshuar në këtë rast. Disa prej tyre janë të pakapshëm ndërsa për disa të tjerë është dërguar kërkesë për ekstradim.