Anemia, besimet e rreme që na kushtojnë shëndetin - Gazeta Express
string(48) "anemia-besimet-e-rreme-qe-na-kushtojne-shendetin"

Shneta

Gazeta Express

16/08/2021 12:18

Anemia, besimet e rreme që na kushtojnë shëndetin

Shneta

Gazeta Express

16/08/2021 12:18

Anemia është sëmundja më e shpeshtë hematologjike. Në praktikën tonë mjekësore anemia keqvlerësohet, keqdiagnostikohet, keqmjekohet.

Zbulimi i shkakut të anemisë është më i rëndësishëm se edhe vetë mjekimi i saj (shkaku i anemisë mund të jetë një sëmundje malinje).

Lexo Edhe:

Po kështu, mostrajtimi i anemisë ka pasoja në kostot e kujdesit shëndetësor dhe ulje të produktivitetit në punë.

Pra, anemia duhet vlerësuar dhe trajtuar siç duhet nga mjekët, nëse nuk munden drejtohuni tek hematologu.

Anemia përkufizohet si pakësim i masës totale të eritrociteve në qarkullim, por nga ana funksionale përkufizohet si pakësim i kapacitetit transportues të gjakut për oksigjenin me pasojë hipoksinë indore. Funksioni i parë i gjakut, identifikimi i tij është transporti i oksigjenit.

Të gjitha qelizat varen nga oksigjeni për të jetuar, shkallë të ndryshme të anemisë do të kenë shkallë të ndryshme hipo-oksigjenimi qelizor dhe pasojash klinike dhe kjo do të përcaktohet nga shpejtësia e instalimit të anemisë, grada e saj, mosha e pacientit dhe kurba e disocimit të hemoglobinës nga oksigjeni, siç do të shohim më poshtë.

Termi “anemi” i përdorur në mjekësinë klinike i referohet reduktimit poshtë vlerave normale të pranuara të hemoglobinës (sipas moshës dhe seksit të personit) me ose pa ulje të numrit absolut të eritrociteve.

Pakësimi i hemoglobinës çon në shfaqjen e simptomave dhe shenjave të anemisë.

Në praktikën e përditshme për vlerësimin e anemisë krahas përqëndrimit të hemoglobinës, përdoren dhe Numri i Eritrociteve (RBC) dhe vlera e Hematokritit (Hct). Hematokriti vlerëson raportin e eritrociteve në krahasim me plazmën (mjedisin e lëngshëm ku ato ndodhen).

Kështu që kur vlerësojmë aneminë, duhet të vlerësohet dhe volume plazmatik, nëse është i rritur me pasojë hollimin e elementeve të figuruar të gjakut apo është i pakësuar me pasojë një rritje jo reale të numrit të elementeve të figuruara të gjakut.

Në këto raste vlerësimi duhet bërë pas korrigjimit të volumit plazmatik.

Në vlerat normale të të tre parametrave ndikojnë një sërë faktorësh të rëndësishëm, si: seksi, mosha, raca, lartësia e vendit ku jetojnë.

Cilat janë problemet më të shpeshta që hasim në vlerësimin dhe trajtimin e anemisë në vendin tonë?

Ka gjithmonë konfuzion se kë do të quajmë anemi. Disa mjekë e vlerësojnë duke u nisur nga vlera e eritrociteve, disa nga hematokriti, shumë pak nga vlera e hemoglobinës, që siç e shpjeguam më sipër është kriteri bazë i vlerësimit.

Popullata të ndryshme kanë diapason të ndryshëm të vlerave normale të series së kuqe dhe përderisa në vendin tonë nuk i kemi këto vlera, të pranojmë vlerat e referuara nga OBSH, se sa të mbështetemi në kritere të ndryshme (sipas laboratoreve, aparateve, traktateve hematologjike). Anemia më e shpeshtë në praktikë është “Anemia Defiçitare”.

Këtu futen Anemia nga Defiçiti i Hekurit (Anemia Ferriprive), Anemia nga Defiçiti i Vitaminave (Vitamina B12 dhe Acidit Folik = Anemia Megaloblastike).

Këto janë dhe anemitë më të keqvlerësuara dhe të keqtrajtuara.

Anemitë defiçitare janë pasoja të defiçiteve përkatëse (në disa raste mund të jenë dhe të kombinuara).

Nëse doni të kontrolloheni për një patologji të gjakut të fillohet me: gjak komplet + trombocit + retikulocit, ferritinemia, elektroforeza e hemoglobinës (bartësit e drepanocitozës nuk zbulohen me analizën e gjakut periferik).

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikan/?hl=en