Anelka rrëfehet: Ishte rivalitet i vërtetë, përjetova makthin në Real Madrid - Gazeta Express
string(74) "anelka-rrefehet-ishte-rivalitet-i-vertete-perjetova-makthin-ne-real-madrid"

Anelka rrëfehet: Ishte rivalitet i vërtetë, përjetova makthin në Real Madrid

Gazeta Express

07/08/2020 14:13

Nicolas Anelka është protagonist i një dokumentari në “Netflix”, në të cilin rrëfen jetën e tij. ish-futbollisti francez flet kryesisht për kohërat e tij te Real Madridi, ku kaloi një makth të vërtetë, që nga dita e pare atje.

“Pas konferencës për shtyp, unë shkova në dhomën e zhveshjes dhe u ula. Isha i pari që mbërrita aty. Pastaj filluan të vijnë lojtarët e tjerë, duke më thënë: ky është vendi im… Pastaj pyeta: më falni, a mund të ulem këtu?”, ka thënë Anelka.

Lexo Edhe:

“Edhe një tjetër erdhi e më tha: ky është vendi im. Kjo gjë do të ketë ndodhur të paktën 20 herë, kështu që thashë me vete: Çfarë po bëj këtu? Kjo është armiqësi. Por, ajo që kam përjetuar atë ditë ishte vetëm fillimi i makthit atje”.

Padyshim që nuk është një mjedis i lehtë në Madrid, jo vetëm në fushën e blertë. Sidomos jashtë fushës, ku një djalë 20-vjeçar, gjithashtu, mund të bëjë edhe gabime, sepse do të jetojë rininë e tij:

“Atje duheshin bërë sakrifica, por unë isha shumë i re për t’i kuptuar. Kishte shumë presion mbi mua. Dilja në gazeta çdo ditë. Gjërat nuk po shkonin mirë në fushë. Nuk mund të kisha një jetë private. Nuk mund të bëja asgjë. Unë isha 20 vjeç, por nuk mund të dilja nëpër rrugë. Gjithçka që bëja dilte nëpër gazeta mëngjesin tjetër”. /Telesport/