Ish-drejtori ekzekutiv i “Astronomer”, Andy Byron, është përfshirë në një skandal viral pas një momenti të ndodhur gjatë një koncerti të Coldplay pranë Bostonit, ku ishte i pranishëm me ish-kolegen e tij Kristin Cabot.
Këngëtari kryesor i grupit, Chris Martin, pasi i pa të dy në kamerën e puthjeve të stadiumit, tha me shaka në mikrofon: “Ose kanë një aferë ose janë thjesht të turpshëm.”
Kjo deklaratë, e kapur në video dhe e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndezi spekulime të shumta, sidomos pasi u raportua se të dy janë të martuar.
Vetëm disa ditë më vonë, Byron dha dorëheqjen si CEO i “Astronomer”, dhe mediat nisën të spekulojnë nëse ai mund të ndërmerrte veprime ligjore ndaj Coldplay.
Por sipas ekspertëve ligjorë, një padi e tillë do të ishte “e pavlerë”.
Avokati Camron Dowlatshahi nga “MSD Lawyers” tha për Page Six se: “Nëse po bëhemi kreativë, një padi e mundshme do të ishte për shpifje, konkretisht për sa i përket karakterizimit të të dyve nga Chris Martin si të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.”
Por ai sqaroi se një padi e tillë nuk do të kishte sukses në gjykatë:
“Asnjë nga këto elementë nuk do të përmbushet. Pra, çdo pretendim kundër Coldplay do të ishte i pavlerë. Dyshoj shumë se Byron do të donte shqyrtim të mëtejshëm publik duke ngritur një padi pothuajse të pavlerë.”
Edhe avokati Ray Seilie nga firma ligjore “Kinsella Holley Iser Kump Steinsapir LLP” ishte në të njëjtën linjë:
“Komentet e Martinit… nuk e arrijnë pragun për shpifje. E vetmja gjë që do të arrinte një padi nga Byron është se do ta mbante mungesën e tij të maturisë në lajme për një kohë shumë më të gjatë.”
Pretendimet për shkelje të privatësisë po ashtu bien poshtë.
Avokati Seilie theksoi: “Nuk ka asnjë pritje për privatësi në një arenë publike.”
Në të njëjtën linjë ishte edhe Jules Polonetsky, Drejtor Ekzekutiv i Forumit të së Ardhmes së Privatësisë:
“Byron nuk kishte asnjë pritje të arsyeshme për privatësi në një vend publik.”
Sipas ligjit, edhe përgjimet audio do të ishin të pamundura për t’u paditur, sidomos në evente si koncertet, ku kushtet standarde të biletës zakonisht lejojnë përdorimin e imazheve dhe videove nga organizatorët.