string(100) "andoni-shpresoja-shume-qe-sot-ne-tirane-te-ishte-kurti-te-degjonte-me-veshet-e-tij-cka-mendon-europa"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 16:08

Andoni: Shpresoja shumë që sot në Tiranë të ishte Kurti, të dëgjonte me veshët e tij çka mendon Europa

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 16:08

Analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni, tha se do të donte që sot në Tiranë ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian të kishte qenë kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, për të dëgjuar atë çka mendon Europa.

Ai tha se kjo do të ishte më mirë sepse po të bëhet sërish kryeministër, është ai që ka fuqinë ekzekutive. Ndërkohë, Kosova në këtë samit po pëfaqësohet nga presidentja Osmani.

“Shpresoja shumë që sot në Tiranë të ishte Kurti, i cili ka fuqi ekzekutive në qoftë se do të bëhet kryeministër për të dëgjuar me veshët e tij realisht se çfarë mendon Europa dhe se çfarë mund të bëjë ai”, tha Andoni në Kosova Live në T7.

Ai tha se prania e tij do të kishte pasur rëndësi politike, sidomos në këtë periudhë të tensionuar me Serbinë.

Ai foli edhe për marrëdhëniet mes liderëve të Kosovës e të Shqipërisë.