Analisti politik nga Tirana, Ben Andoni, ka kritikuar marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, duke thënë se në dukje janë të mira, por se realiteti në terren është ndryshe.
Por, Andoni përjashton këtu marrëdhënien e Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, duke thënë se bashkëpunimi ka filluar mbi bazën e interesit pragmatik.
“Pa një qetësi dhe pa një funksionalizim real të shtetit të Kosovës, të një mentaliteti shtetbërës të Kosovës dhe nga ana tjetër të një serioziteti më të madh të Tiranës marrëdhënia tona në dukje do të jenë të mira, por do të lënë shumë për të dëshiruar. E vetmi element interesant është elementi i mbrojtjes. Për shkak të interesave, për shkak të të papriturave që po sjell rendi ndërkombëtar, sidomos pasojave që ka sjellë marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, ky është momenti i vetëm që të dyja vendet tona kanë filluar të shikojnë pak në pjesën e interesit pragmatik, në rast se Kosova do të ketë probleme në ardhmen ose gjeografia e problemeve të cilat tashmë janë në të gjithë botën do i afrohen rajonit tonë”, tha ai për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo Online”.
Për shkak të situatës problematike dyvjeçare në Kosovë, Prishtina, thotë Andoni, nuk ka pasur mundësinë të merret me rregullimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, ndërsa Shqipëria duket disi indiferente ndaj ngjarjeve në Kosovë.
“Fakti është se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë mbledhje të rregullta qeveritare dhe se ato pothuajse janë braktisur si praktikë, megjithëse është thënë se këto mbledhje mund të vazhdojnë”./Express/