Këshillet e sigurisë së Kosovës dhe i Shqipërisë duhet të mblidhen menjëherë, thotë analisti Ben Andoni, referuar situatës deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga NATO.
Andoni ka theksuar se dy shtetet duhet të kenë takim të përbashkët, teksa ngreh alarm se me largimin e SHBA-së, rrjedhimisht trupave amerikane të KFOR-it, barra do t’u bjerë aleatëve më të ngushtë të Kosovës – Shqipërisë dhe Turqisë.
“Këshilli i Sigurisë në Shqipëri dhe ai në Kosovë duhet të mblidhen menjëherë. Sepse një largim i forcave amerikane e gjithë pjesa do bjerë tek aleatët e ngushtë të Kosovës, që janë Shqipëria dhe Turqia. Në këtë kohë të dyja vendet do duhej të kishin qoftë edhe mbledhje të përbashkët të këshilleve të sigurisë sepse ne vazhdimisht gjendemi në kërcënime të hapura”. /Koha
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...