Komentatori Andin Lokaj ishte në thumb të sulmit mbrëmë.
Kjo pasi gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter në Art Motion, ai e quajti Albin Kurtin si “kryeministrin më hajvan në histori të njerëzimit”.
Në pjesën e dytë, Lokajn e larguan nga komentimi. Art Motion njoftoi se ka inicuar procedurë disiplinore ndaj tij.
E komentatori Andin Lokaj në një përgjigje për Nacionalen ka thënë se këtë mesazh ka pasur synim ta jap në komentimet e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Por, theksoi se deshi ta ruajë si “dhuratë për pavarësinë e Kosovës”.
“Dua ta sqaroj opinionin se ajo qe ka ndodhur mbrëmë e kam pasur të planifikuar menjëherë pas zgjedhjeve, por e lash dhuratë për ditën tonë të shenjtë të Pavarësisë”, ka thënë Lokaj për Nacionalen.
Lokaj ka thënë se fjalët e tij ishin mesazh kundër autokracisë.
“Shpresoj që edhe kolegët e mi komentator të rajonit ta marrin këtë mesazh seriozisht ngase është mesazh kundër autokracisë”, ka thënë Lokaj.
Ky komentim nxiti reagime edhe në Vetëvendosje.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...