Andin Hoti përmendet si kandidat i LVV-së për President, Glauk Konjufca s'pranoi - Gazeta Express
string(78) "andin-hoti-permendet-si-kandidat-i-lvv-se-per-president-glauk-konjufca-spranoi"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 11:28

Andin Hoti përmendet si kandidat i LVV-së për President, Glauk Konjufca s’pranoi

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 11:28

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President.

Gazeta Express merr vesh se emri i tij po shqyrtohet nga partia e kryeministrit Albin Kurti, në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit, që përfundon nesër në mesnatë. Djali i veprimtarit dhe intelektualit të zhdukur, Ukshin Hoti sapo është bërë ministër në Qeverinë Kurti 3. Më herët ka qenë kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Glauk Konjufca, emri i përmendur dje si opsioni të cilin LVV ka zgjedhur ta propozojë për President, nuk ka pranuar që të përfshihet në një proces pa konsensus mes partive politike dhe ende pa asnjë marrëveshje për kandidatin.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do ta mbajë një mbledhje në orën 13:00, ku do të diskutohet për çështjen e Presidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement