string(76) "ancelotti-zbulon-emrat-e-futbollisteve-me-te-mire-qe-ka-trajnuar-ne-karriere"

Sport

Gazeta Express

16/11/2022 23:23

Ancelotti zbulon emrat e futbollistëve më të mirë që ka trajnuar në karrierë

Sport

Gazeta Express

16/11/2022 23:23

Carlo Ancelotti ka zbuluar emrat e futbollistëve më të mirë me të cilët ai ka punuar si trajner.

Në listën prej pesë futbollistëve më të mirë me të cilët ka punuar, italiani zgjodhi dyshen e tanishme të Real Madridit, Vinicius Jr e Karim Benzema, legjendën braziliane Ronaldo, Cristiano Ronaldon, si dhe Zlatan Ibrahimovicin, transmeton Gazeta Express.

“Do të përmend Ronaldon, Cristiano Ronaldon, Ibrahimovicin, Benzeman dhe Viniciusin. Ka shumë prej tyre”, tha Ancelotti shfaqjen televizive italiane “Che Tempo Fa”.

Ancelotti përmendi edhe tre emra, që sipas tij, kanë qenë futbollistët me të mirë me të cilët ka luajtur.

“Nga periudha kur kam qenë lojtar, duhet të përmend van Basten, Baresin dhe Maldinin”, deklaroi trajneri i Real Madridit. /Gazeta Express/