“Ancelotti po e çon dëm Hysajn”


Gazeta Express
3 Dhjetor 2019 19:22

Carlo Ancelotti është duke e çuar dëm karrierën e Elseid Hysajt, prandaj nuk ka kuptim që shqiptari të qëndrojë në Napoli, sipas Mario Giuffredit, menaxherit të mbrojtësit anësor.

Giuffredi këmbëngul se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë duhet të largohet nga San Paolo për shkak të mënyrës sesi trajneri Ancelotti po e përdor.

“Nëse Mario Rui u lodh dhe i duhej pushimi pas ndeshjes me Liverpoolin, atëherë Hysaj ka mundur të luante në krahun e majtë të mbrojtjes apo jo? Ai do ta krijonte baraspeshën e duhur mbrojtëse. Krejt çka mund të bëjmë ne është t’i pranojmë vendimet e trajnerit dhe të vazhdojmë përpara”, tha Giuffredi.

Hysajt po i skadon kontrata me Napolin.

“Ne ende nuk kemi marrë ndonjë vendim, jemi në dorën e Napolit. Nëse Ancelotti vendos të luajë me Di Lorenzon në të majtë dhe me Nikola Maksimovic në të majtë, atëherë nuk ka kuptim që Hysaj të qëndrojë”, shtoi ai.

“Klubi nuk është i interesuar ta përdorë atë, prandaj duhet ta lejojë të largohet”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart