Ancelotti për Modricin: Një nga mesfushorët më të mirë në histori, super lëvizje nga Milani - Gazeta Express
string(89) "ancelotti-per-modricin-nje-nga-mesfushoret-me-te-mire-ne-histori-super-levizje-nga-milani"

Futboll

Gazeta Express

02/11/2025 12:23

Ancelotti për Modricin: Një nga mesfushorët më të mirë në histori, super lëvizje nga Milani

Futboll

Gazeta Express

02/11/2025 12:23

Carlo Ancelotti ka folur për një nga ish-lojtarët e tij, duke thënë fjalët më të mira për të.

Bëhet fjalë për Luka Modricin, i cili tashmë është pjesë e Milanit, mirëpo dikur bashkë me Ancelottin ishin pjesë e Real Madridit.

Në një intervistë të fundit në programin “Dribbling” të “Rai Due”, Ancelotti nuk i kurseu fjalët më të mira për Modricin.

“Luka Modrić nuk më habit kurrë; nuk ka munguar asnjëherë në seancat stërvitore me Real Madridin. Ka trupin fizik, gjene, seriozitetin, përvojën dhe personalitetin që e bëjnë të aftë të jetë një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Është në të dyzetat, por ai është Modrić; Milani ka bërë një transferim të shkëlqyer”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti e udhëhoqi Modricin në dy periudha si trajner i Real Madridit.

Së pari, nga viti 2013 deri më 2015, derisa së dyti, nga viti 2021 deri më 2025.

Së bashku, Ancelotti dhe Modrici kanë fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndër shumë trofe të tjerë./GazetaExpress/