Ancelotti nuk po e mendon largimin, është i interesuar për të qëndruar vetëm te Real Madridi - Gazeta Express
string(91) "ancelotti-nuk-po-e-mendon-largimin-eshte-i-interesuar-per-te-qendruar-vetem-te-real-madridi"

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 23:41

Ancelotti nuk po e mendon largimin, është i interesuar për të qëndruar vetëm te Real Madridi

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 23:41

Carlo Ancelotti është i interesuar vetëm për të qëndruar te Real Madridi.

Trajneri italian pati një rikthim të shkëlqyeshëm në Madrid, pasi në sezonin e kaluar e drejtoi skuadrën drejt triumfit të dyfishtë; në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ancelotti ka riinstaluar stilin e tij përsëri në skuadrën e Real Madridit, ndërsa ai kërkon të balancojë një skuadër me përvojë të superyjeve dhe yjeve të rinj në rritje.

Kontrata aktuale e tij me klubin nga “Santiago Bernabeu” është e vlefshme deri në fund të sezonit 2023/24

Përpara ndeshjes së Real Madridit në Ligën e Kampionëve, kundër Shakhtar Donetsk, 63-vjeçari u pyet sërish për planet e tij për të ardhmen, teksa ai u përgjigj duke thënë: “Thonë se është shumë e lehtë të jesh trajner i Real Madridit, thjesht duhet të fitosh ndeshjet”.

“Për këtë vit dhe vitin e ardhshëm në Real Madrid. Pastaj në Madrid dhe sërish në Madrid. Atëherë do të shohim”, shtoi trajneri i “Los Blancos”. /Gazeta Express/