string(84) "ancelotti-junior-po-kerkohet-nga-shume-klube-por-nje-i-tille-ka-interesim-me-konkret"

Sport

Gazeta Express

12/05/2025 23:37

Ancelotti “Junior” po kërkohet nga shumë klube, por një i tillë ka interesim më konkret

Sport

Gazeta Express

12/05/2025 23:37

Zëvendëstrajneri i Real Madridit, Davide Ancelotti, është kërkuar prej kohësh nga disa klube që duan t’i japin atij mundësinë për të nisur karrierën si trajner i parë. Pas më shumë se një dekade duke punuar krah babait të tij, Carlo Ancelotti, ai është përfolur gjerësisht si gati për të bërë hapin e madh këtë verë.

Ancelotti i ri ka qenë krahu i djathtë i të atit që nga koha te Napoli tetë vite më parë dhe më herët pjesë e stafit të tij që në vitin 2012 te Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve të fundit nga Madridi, Davide është afër marrëveshjes për të marrë drejtimin e Rangers në Skoci, që po kërkon zëvendësimin e trajnerit të përkohshëm Barry Ferguson.

Sipas Diario AS, ai do të qëndrojë me babain e tij për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës me Brazilin në qershor ndaj Ekuadorit dhe Paraguait, para se të nisë karrierën si trajner i parë. Carlo Ancelotti pritet të punojë sërish me ish-ndihmësin e tij te Real Madrid, Paul Clement, ndërsa Davide do të marrë me vete Francesco Mauri, aktualisht pjesë e stafit të Realit.

Thuhet se Davide ka pasur edhe një ofertë nga Arabia Saudite, por ai preferon Rangers-in, duke e parë si mundësi ideale për të nisur rrugëtimin e tij. Lëvizja po mbështetet nga 49ers Enterprises, pronarët e skuadrës së NFL-së, San Francisco 49ers, që janë në proces të marrjes në dorë të klubit skocez. Premtimi për investime, lidhja me Leeds United, gara në Evropë dhe potenciali për rritje janë faktorët kryesorë.

Megjithatë, disa burime të tjera e kanë kundërshtuar këtë informacion. Gazzetta dello Sport ka raportuar se skuadra italiane Como e ka Davide Ancelottin si objektivin kryesor nëse Cesc Fabregas largohet, ndërsa në listë është edhe trajneri i Real Madrid U19, Álvaro Arbeloa.

Transfer eksperti Matteo Moretto ka konfirmuar interesimin e Rangers për Daviden, por ka shtuar se ai ka më shumë gjasa të ndjekë babanë në Rio de Janeiro për aventurën e parë ndërkombëtare si pjesë e stafit të Brazilit.

Më herët, emri i tij është lidhur me Everton, Stade Reims, si dhe klube si Sevilla, RB Leipzig dhe Roma, që e vlerësojnë shumë. Te Real Madrid, Davide ka qenë figura më aktive në fushë në aspektin taktik dhe stërvitor, ndërsa Carlo Ancelotti ka mbikëqyrur punën dhe ka marrë vendimet e mëdha.