Ancelotti ia bën me dije Mbappes se në Madrid mund ta fitojë “Topin e Artë” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 19:42

Ancelotti ia bën me dije Mbappes se në Madrid mund ta fitojë “Topin e Artë”

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 19:42

“Topi i Artë”, i fituar nga Lionel Messi këtë edicion, nuk ka qenë bindshëm si shumë vite më parë, duke u komentuar në mënyra të ndryshme.

Sido që të jetë, në të ardhmen, ka shumë lojtarë që janë kandidatë për “Topin e Artë” dhe një ndër ta është Kylian Mbappe i Paris Saint Germain.

Lexo Edhe:

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira dhe triumfit me PSG-në dhe Francën, Mbappe nuk ia ka dal ta fitojë atë.

Kështu, Carlo Ancelotti e ka një mesazh për lojtarin që e do shumë Reali.

“Mbappe? Të luash për një klub të madh të ndihmon të fitosh Topin e Artë”, tha Ancelotti.

|Për sa i përket vlerësimit, merret parasysh mënyra se si veproni me ekipin tuaj. Nëse fitoni gjëra, si trofe, keni një shans më të mirë për të siguruar çmimin”.

“Është një çmim i rëndësishëm për lojtarët, por është një çmim individual dhe nuk i kam parë Courtois apo Benzema duke u ankuar për këtë”. /Gazeta Express/