Analizat e ujit të Badovcit në tre ditët e fundit, IKSHKP: Brenda kritereve të caktuara, i sigurt për pije - Gazeta Express
string(103) "analizat-e-ujit-te-badovcit-ne-tre-ditet-e-fundit-ikshkp-brenda-kritereve-te-caktuara-i-sigurt-per-pije"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 17:16

Analizat e ujit të Badovcit në tre ditët e fundit, IKSHKP: Brenda kritereve të caktuara, i sigurt për pije

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 17:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit është “vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës”.

“Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK-së, tregojnë se vlerat e turbullirës dhe gjithë parametrat tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko-kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim

Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije, shton IKSHKP

Advertisement
Advertisement
Advertisement