Analiza/ Ushtarët e anti-krimit nuk mund t’i hidhen krimit si mish për top - Gazeta Express
string(72) "analiza-ushtaret-e-anti-krimit-nuk-mund-ti-hidhen-krimit-si-mish-per-top"

Analiza/ Ushtarët e anti-krimit nuk mund t’i hidhen krimit si mish për top

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 18:00

Nga Preç Zogaj

Lexo Edhe:

Drejtësia e Re me bashkautorësi amerikane dhe europiane në konceptim e zbatim, të cilën unë e kam mbeshtetur e do të vazhdoj ta mbështes me vendosmëri për qëllimet e larta për të cilat është ngriturthemelimin e barazisë së gjithë shtetasve përpara ligjit dhe vendosjen e ndeshkueshmërisë për të paprekshmit në sferat e larta- besoj se mori dje një njollë të fortë me shkarkimin e prokurorit Anton Martini në Kogjelin e Posaçëm të Apelimit. Ishte renditur i dyti në listën e Këshilli të Lartë të Prokurorisë për të qenë anëtar i SPAKU-t; kishte kaluar sitën e vetingun në Komisionin Pavarur të Kualifikimit pas një shoshitje të imët e të zgjatur të pasurisë dhe personalitetit të tij. Komisioneri Publik, Ballhysa, e apeloi vendimin e KPK-së. Kalvari i ri i Martinit zgjati një vit tjetër. Derisa u mbyll dje.

Gazetarë të çdo krahu që ndjekin zhvillimet nga fronti i drjetësisë, të majtë, të djathtë, të pavarur, proqeveritarë apo opozitare kanë ngritur pikepyetje domethënëse dhe kundështime të forta të natyrës mediatike për gjithë procesin e zgjatur me shenja të qarta tendencioziteti të veshur me puritanizëm.

Në ditët e ardhshme do të jetë e mundur të mësojnë më shumë çfarë ka prapa këtij procesi. Njohuritë e thelluara do të ndihmojnë per njohjen e së vërtetës. Për shumë arsye, e vërteta e Anton Martinit ka marrë vlerën e një të mirë publike.

Ajo që mund të themi sot është se shkaku kryesor i shkarkimi i të tij nga Kolegji i Pavarur i Apelit del të jetë apartamenti 97, 16 metra katror, pasuria e vetme e tij dhe familjes së tij. Është provuar dhe pranuar në çdo instancë verefikimi se Martini ka marrë dy kredi, një nga shteti dhe një tjetër nga një bankë private, me të cilat ka paguar 85 përqind të vleres së këtij apartamenti. Është provuar se në llogarinë e zotit zoti Martini kanë kaluar 40 mijë euro të dërguara nga vëllai i tij emigrant në Angli për t’i blerë shtëpi babajt të tyre. Këtë shumë të dokumentuar mund ta përdorte pa e marrë vesh njeri për të mbuluar e justifikuar formalisht diferencën e mbetur 15 përqind te çmimit të aparamentit. Por jo. Ai jo vetem ia ka kaluar kete shumë destinatarit, babajt, por edhe e ka deklaruar si të tillë. Kishte kursimet e veta për të mbuluar diferencën në fjalë. Mbi dyzet vjet punë, burrë dhe grua, njëri prokuror, tjetra mësuese, mund të kursejnë një milion a një milion e gjysëm lekë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte sheshuar çdo pikpytetje për këtë shumë të vogël. Por komisioneri publik Ballhysa dhe pesëshja e Apelit u rikthyen me lupën e tyre. Nuk gjetën ndonjë qime të re në qullë, që mund ti kishtë shpëtuar vetingut të parë, përkundrazi, kësaj radhe ishte Martini ai që kishte përforcuar provat e tij. Megjithatë vendosen ashtu siç vendosen.

Shumë njerëz që po lexojnë këto rreshta mund të mendojnë : po ky paska rënë viktimë e ndërshmërisë së tij! Pse nuk ka përdorur për mbulim eurot e dokumentuar që vellai ia kishte dërguar përmes tij babajt? Është e përhapur kjo në Shqipëri që ndershmëria të zhyt. Duhet të shtojmë:që kjo të jetë e vërtetë duhet plotësuar një kusht, ata që gjykojnë të jenë të vërbër ndaj fakteve, të jenë vegla. Për të mos thënë më tepër. I lëmë për një çast detajet e procesit. Të bëjmë një arsyetim më të përgjithshëm: nëqoftëse një Prokuror me njëzet e ca vjet karrierë të nivelit të lartë dhe gruaja e tij mësuese me aq vite pune nuk mund të kenë një apartement 90 e ca metra katror, për blerjen e të cilit kanë marrë dy kredi, atëherë duhet të imagjinojmë që shumica dermuese e familjeve të mesme në Shqipëri ( të varfërat po e po) jetojnë në kasollë dhe çadra. Ky do të ishte ( dhe është) një turp për shtetin shqiptar në radhë të parë. Turp që e morën vesh pasi pamë të ndodhte kjo që ndodhi me një prej prokurorëve me kurajozë e më me integritet që ka nxjerrë Shqipëria në njezet vjetët e fundit. Nuk e them unë. E provon fakti që ka marrë më shumë çmime ndërkombëtare se asnjë tjetër për luftën kundër krimit të organizuar në operacione të përbashkëta me partnerët europianë; e provojnë hetimet që ka kryer e dënimët që ka dhënë kundër kriminelëve nga më të rrezikshmit; e provon mbi të gjitha mbrojtja e vazhduar policore që i është dhënë pikërisht për shkak të rekordeve në përballjen me krimin. E provon së fundi vlerësimi i lartë i KLP që e pat renditur të dytin në listën elitare të kandidatëve të SPAK-ut.

Tjetra që mund të themi pa patur nevojën e informacioneve të thelluara është se gjyqtarët e KPA-së i hoqën dje Martinit automatikisht mbrojtjen policore .Pas vendimit të djeshëm, ai është i pambrojtur, në pritë apo mëshirë të hakmarrjes banditeske. Kjo është një çeshtje shumë serioze për të cilën unë kam nisur një komunikim me disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Shteti nuk mund të degradojë në këtë shkallë sa tua hedhë hienave, si mish për top, njerëszit, ushtarët apo heronjtë e vet të antikrimit. Hakmarrja është e verbër, cinike dhe mizore; ligji gjithashtu mund të qëllojë të jetë i vërbër në një pikë të caktuar, por ligjit i vihen sy., domethene amendohet.Kurse hakmarrjes i vihet fre. Për ketë janë ligjvenësit. Do të doja të sensibilizoja sot OMN-në që monitoron procesin e vetingut në Shqipëri; do të doja të sensibilizoja misionin e BE-së në Tiranë që ka qenë dhe mbetet i përkushtuar për mbarëvajtjen e vetingut si një nga shtyllat e reformës në drejtësi, por në dijeninë time ka njohur edhe shqetësimet e problematikat e një ashpërsie ektreme jashtë realitetit shqipptar të ndonjë dispozite të ligjit e mbi të gjitha të spekullimeve me këto dispozita për të bërë goditje selektive e tendecioze , duke ndëshkuar për qindarka si i thonë fjalës, persona që nuk e kanë merituar të nxirren nga sistemi. Janë pakicë në raport me ata që e futën në kenetën e korupsionit drejtësinë tonë për shumë vite dhe e kanë merituar të largohen. Por kur flasim për drejtësinë nocionet “pakicë” e “shumicë” nuk kanë vlerë. Në punët e drejtësisë nuk shkon shprehja “digjet bari i njomë me të thatin”. Çdo padrejtësi padit sistemin dhe duhet rregulluar.

E fundit që mund ta themi me siguri sot, sado që me hidhërim, është se bandat që po prisnin me padurim ndëshkimin e ndëshkuesit të tyre kanë patur një ditë të mirë dje dhe sot.Një ditë feste. Festë edhe për disa politikanë të mpleksur me bandat që ka hetuar Martini, shumë të informuar për pavarësinë dhe korrektësën e tij si profesionit. Nuk do ta kenë në SPAK.