Analiza e rivalëve të Kosovës në Ligën e Kombeve – Vlera e ekipeve dhe yjet e skuadrave - Gazeta Express
string(85) "analiza-e-rivaleve-te-kosoves-ne-ligen-e-kombeve-vlera-e-ekipeve-dhe-yjet-e-skuadrave"

Sport

Gazeta Express

12/02/2026 19:48

Analiza e rivalëve të Kosovës në Ligën e Kombeve – Vlera e ekipeve dhe yjet e skuadrave

Sport

Gazeta Express

12/02/2026 19:48

Pas shortit të hedhur sot në Bruksel, Kosova do të garojë në Ligën B, Grupin B3, ku do të përballet me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Ndeshjet e para janë planifikuar nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda ka një vlerë totale prej 143 milionë euro, ndërsa Kosova renditet e 79-ta në FIFA dhe do të luajë edhe në play-off për Botërorin 2026.

Kundërshtarët e Kosovës:

  • Izraeli: Renditet e 77-ta në FIFA, me vlerë ekipi 79.5 milionë euro. Përzgjedhësi është Ran Ben Shimon (nga maji 2024), ndërsa ylli i skuadrës është Oscar Gloukh (18 mln € – Ajax). Kosova ka përballur Izraelin dy herë, duke arritur një fitore dhe një barazim.
  • Austria: Kombëtarja më e fortë e grupit, e 24-ta në FIFA, me ekipin që vlente 231 milionë euro. Përzgjedhësi është Ralf Rangnick (nga 2022). Ylli i skuadrës është Konrad Laimer (32 mln € – Bayern Munich), ndërsa Kosova nuk e ka përballur kurrë Austrinë më parë.
  • Republika e Irlandës: Renditet e 59-ta në FIFA, me ekipin që vlente 197 milionë euro. Përzgjedhësi është Heimir Hallgrímsson (nga qershori 2024). Yjet më të shtrenjtë përfshijnë Nathan Collins (35 mln € – Brentford) dhe portierin Caoimhin Kelleher (22 mln €). Kosova nuk ka luajtur kurrë me Irlandën.

Fituesit e secilit grup në Ligën B do të ngjiten në Ligën A, ndërsa kombëtarja e fundit do të bie në Ligën C, duke bërë secilën ndeshje vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement