Analiza e CNN: Vdekja e Khameneit që kishte hequr dorë rihap debatin për armët bërthamore në Iran, forcat radikale mund të përfitojnë - Gazeta Express
string(131) "analiza-e-cnn-vdekja-e-khameneit-qe-kishte-hequr-dore-rihap-debatin-per-armet-berthamore-ne-iran-forcat-radikale-mund-te-perfitojne"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 23:49

Analiza e CNN: Vdekja e Khameneit që kishte hequr dorë rihap debatin për armët bërthamore në Iran, forcat radikale mund të përfitojnë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 23:49

Pas vdekjes së liderit suprem iranian Ali Khamenei, i cili kishte ndaluar me ndërtimin e armëve bërthamore, diskutimet për ndryshimin e politikës bërthamore të Iranit kanë rifilluar me intensitet.

Analistët paralajmërojnë se fraksionet më radikale të regjimit mund të rishikojnë fatua-n dhe të synojnë prodhimin ose zotërimin e armëve bërthamore, duke ndryshuar kështu ekuilibrat strategjikë në rajon.

CNN raporton se Irani ka mbi 400 kilogramë uranium të pasuruar në nivele të larta, sasi e mjaftueshme për prodhimin e disa armëve bërthamore, nëse vendoset të anullohet ndalimi i Khamenei-t. Megjithatë, pozicioni i liderit të ri, Mojtaba Khamenei, mbetet i paqartë, pasi nuk ka deklaruar ende publikisht qëndrimin e tij mbi programin bërthamor. Shtimi i presionit të brendshëm dhe forcimi i IRGC brenda vendit rrisin mundësinë që doktrina bërthamore të ndryshojë drejt një pozicioni më agresiv.

Ekspertët paralajmërojnë se çdo vendim për zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani mund të shkaktojë një garë të re bërthamore në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite dhe vendet e tjera rajonale kanë paralajmëruar se do të përgjigjen shpejt, duke rritur tensionet dhe rrezikun për destabilizim, ka transmetuar Panorama.

Në thelb, e ardhmja e politikës bërthamore të Iranit mbetet e pasigurt. Forcat radikale dhe IRGC po fitojnë ndikim, ndërsa vendi përballet me presion të jashtëm dhe goditje nga SHBA dhe Izraeli, që mund të çojë në një ndryshim të rëndësishëm të kursit të Teheranit për armët bërthamore. Ky zhvillim mund të ketë pasoja të gjera për sigurinë rajonale dhe balancën strategjike në Lindjen e Mesme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement