Analisti Sadiku: VV duhet të ofrojë zgjidhje për ngërçin - Gazeta Express
string(55) "analisti-sadiku-vv-duhet-te-ofroje-zgjidhje-per-ngercin"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 8:50

Analisti Sadiku: VV duhet të ofrojë zgjidhje për ngërçin

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 8:50

Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë për Ekonomia Online se ndryshimet e kandidaturave nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit janë një lajm i mirë, pasi kanë ndikuar që një pjesë e opozitës të ndryshojë qëndrim dhe të shkojë drejt votimit ose abstenimit.

Ai ka theksuar se kjo qasje mund të çojë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit brenda një periudhe të shkurtër kohore, gjë që sipas tij është e dobishme për të gjitha palët politike.

“Nëse flasim për aspektin kualitativ të propozoimit të kandidatëve sigurisht që kanë lënë shumë për të dëshiruar. Por nëse flasim në aspektin e ndryshimit të kandidaturave është një lajm i mirë. Sepse edhe vetë fakti që kemi pasur tre kandidatë të ndryshëm për tri seanca ka bërë që opozita një pjesë e tyre të ndryshojnë qëndrim që të votojnë dhe një pjesë e tyre të abstenojnë. Që është një lajm i mirë që nëse vazhdon VV-ja me ndryshim të kandidaturave gjasat janë të mëdha që të kemi një kryetar të Kuvendit në një periudhë të shkurtër. Kjo do të ishte mirë jo vetëm për partinë në pushtet por edhe për opozitën,” ka deklaruar Sadiku.

Ai ka shtuar se Kosova ka humbur në vazhdimësi për shkak të vonesave politike dhe se përgjegjësia për zgjidhje i takon Vetëvendosjes si partia e parë, ndërsa opozita duhet të jetë më e qartë dhe e unifikuar në vendimmarrje.

Ai ka kritikuar gjithashtu opozitën, veçanërisht PDK-në, për mungesë të vendimmarrjes dhe lidershipit.

“Kosova ka humbur në vazhdimësi dhe përveç humbjeve të tilla këto vonohesa të tilla politike për konstituim të institucioneve, është shumë më rëndësishë që të kuptoj VV-ja si partia e parë se atyre ju takon që të bëjnë zgjidhje dhe jo të jenë përveç të mos jenë pjesë e problemit të mos jenë edhe vetë problemi i mos zgjidhjes së këtij ngërçi. Opozita duhet që të jetë më azhure sidomos PDK kur thoshte se gjithë ata që nuk janë ministra ne do t’i votojmë. U pa që kishte një mungesë vendimmarrje, siç duket Krasniqi nuk e ka lidershipin e plotë në PDK dhe nuk merr vendimet vetë dhe iu dashtë konsulltime shtesë që të votohet ai kandidat, kjo lë shumë për të dëshiruar në lidhje me opozitën. Thirrja e përgjithshme është që edhe pozita e opozita të gjejnë një rrugë të përbashkët rreth konstituimit të Kuvendit, pastaj për qeveri natyrisht që nëse i ka votat VV-ja ta bëjë qeverinë, e nëse nuk i ka duhet shkuar patjetër në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare,” ka theksuar ai.