string(141) "analisti-rumun-te-arrestuarit-ne-moldavi-qe-po-pergatiteshin-per-destabilizim-jane-trajnuar-nga-oficere-ruse-dhe-nga-nje-pjese-e-shtabit-serb"

Lajme

Gazeta Express

22/10/2024 9:04

Analisti rumun: Të arrestuarit në Moldavi që po përgatiteshin për destabilizim, janë trajnuar nga oficerë rusë dhe nga një pjesë e shtabit serb

Lajme

Gazeta Express

22/10/2024 9:04

Para referendumit në Moldavi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, autoritetet e atij vendi njoftuan se kishin identifikuar më shumë se njëqind të rinj që dyshohet se ishin trajnuar në Serbi dhe disa vende të tjera, për të destabilizuar situatën në vend.

Analistët për N1 thonë se, sipas akuzave të autoriteteve moldave, trajnimin e kanë kryer oficerë rusë dhe një pjesë e shtabit serb dhe se ndër të tjera janë trajnuar edhe për përdorimin e eksplozivëve dhe dronëve.

Duke komentuar lajmin për arrestimin e personave të caktuar, përfshirë edhe persona nga Serbia dhe Bosnja, për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Moldavi, analisti politik Mihai Isak saktëson se sipas autoriteteve moldave, disa qindra të rinj nga Moldavia janë rekrutuar nga Ëagner, dhe atë në afërsi të Banja Lukës, por edhe në Serbi, pranë kufirit me Rumaninë. Sipas tij, ata u trajnuan për të ndërprerë protestat paqësore ose për të sulmuar objektiva strategjikë në kryeqytetin e Moldavisë, në pjesë të tjera të vendit.

“Ata janë trajnuar nga oficerë rusë, por edhe nga një pjesë e shtabit serb”, ka thënë Isak.

Eksperti i politikave të sigurisë nga Kishinau, Andrei Kurararu, tregon për N1 se përveç Ëagner, rekrutimi u krye nga një tjetër formacion që dikur i përkiste Prigozhinit, kontrabandistit të vdekur të armëve dhe pronarit të një kompanie private ushtarake, të quajtur Firma.

Të dyja tani, siç thotë ai, përfaqësojnë interesat e Rusisë dhe janë mjaft aktive edhe në Ukrainë.

“Ne e dimë se janë rekrutuar më shumë se 300 njerëz, shumica e të cilëve ishin pjesëmarrës në të ashtuquajturat programe kulturore në Rusi. Prej tyre u përzgjodhën 100 persona për një lloj trajnimi paraushtarak se si t’i merrni armët policit, si të kryeni një krim, të sulmoni policinë. Dhe disa prej tyre janë trajnuar në rajonin e Ballkanit. Ata, siç e përmenda tashmë, janë të trajnuar në përdorimin e eksplozivëve, në përdorimin e dronëve e kështu me radhë”, thotë Kurararu.