string(102) "analisti-i-njohur-slloven-marko-prelec-me-akuza-te-renda-pwr-kurtin-per-spastrim-te-bute-etnik-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 16:36

Analisti i njohur slloven Marko Prelec me akuza të rënda për Kurtin për “spastrim të butë etnik” në Veri

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 16:36

Analisti i njohur slloven, Marko Prelec, i cili është edhe pjesë e Grupit Ndërkombëtare të Krizave, e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ish-presidentin kroat, Franjo Tuxhman, që sipas tij ishte gjithashtu një “majtist-nacionalist”, raporton Gazeta Express.

Këtë Prelec e ka bërë si reagim ndaj një vendimi që një qytetar serb ka publikuar në rrjetin social “X”, i cili mban firmën e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në atë dokument, një qytetar serb njoftohet nga Komuna e Leposaviqit se duhet të largohet nga një “objekt i paligjshëm i ndërtuar në rrugën Brace Matovic” në Leshak.

Prelec e ka goditur kryeministrin Kurti me fjalë të rënda, duke thënë se “një abuzim i tillë kuazi-ligjor përbën një spastrim të butë etnik” dhe sipas tij “ nuk ka për qëllim eliminimin e një pakice, por margjinalizimin e saj”.

Në reagimin e tij në “X”, Prelec ka thënë se e di që ky qëndrim i tij s’do të pritet mirë në Kroaci ose Kosovë.

“Kjo nuk do të më bëjë miq në Kroaci ose Kosovë, por Albin Kurti më kujton shumë presidentin e ndjerë të Kroacisë, Tuxhman, gjithashtu një nacionalist i majtë. Ky abuzim kuazi ligjor përbën një lloj spastrimi të butë etnik, që nuk ka për qëllim eliminimin e një pakice, por margjinalizimin e saj”, ka shkruar Marko Prelec./GazetaExpress/