Analisti gjerman: Kosovës dhe shteteve tjera nuk ua zgjidh BE’ja konfliktet me fqinjët, duhet t’i zgjidhin vetë - Gazeta Express
string(107) "analisti-gjerman-kosoves-dhe-shteteve-tjera-nuk-ua-zgjidh-beja-konfliktet-me-fqinjet-duhet-ti-zgjidhin-vete"

Analisti gjerman: Kosovës dhe shteteve tjera nuk ua zgjidh BE’ja konfliktet me fqinjët, duhet t’i zgjidhin vetë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 8:53

Analisti i DW, Bernd Riegert, ka shkruar një opinion lidhur me zhgënjimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi Samiti BE-Ballkani Përëndimor përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Riegert ka thënë se Kosova dhe shtetet e tjera s’duhet të presin nga Bashkimi Evropian që t’ua zgjidh konfliktet me fqinjët e pengesat e tjera, por se duhet t’i zgjidhin vetë, shkruan Express.

Lexo Edhe:

“Duhet thënë, se problemet e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë vetëm në një masë të caktuar me BE. Pengesat më të mëdha duhet t’i mënjanojnë vetë vendet kandidate – kthimin në demokraci të stabilizuara, shteti ligjor, zgjidhja e konflikteve me fqinjët – këto probleme nuk i zgjidh BE. Këtë duhet t’i zgjidhin vetë këto vende. Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria kanë akoma rrugë për të bërë në këtë drejtim”, ka shkruar Riegert.

Ai vlerëson se do të kishte qenë hap pozitiv nëse shtetet e BE’së do kishin dalë të bashkuara kundër Bullgarisë dhe do t’i kishin çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Do të kishte qenë sigurisht pozitive, nëse 26 vendet e BE do të kishin dalë të bashkuar kundër Bullgarisë dhe do t’i kishin çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parimi i unanimitetit e ka penguar këtë. Në këtë kuptim samiti në Bruksel sërish ishte një shans i humbur, për t’i dhënë një hov të ri motivimit europian në Ballkan. Por ai dërgoi një sinjal shumë të fuqishëm në drejtim të Rusisë: BE megjithë vështirësitë është e gatshme, të ngrihet mbi veten dhe të pranojë Ukrainën. E Moska nuk mund ta ndalë këtë”, ka shkruar tutje.

Ndryshe, sot në Bruksel do të vazhdojë dita e dytë e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Sipas agjendës, nga ora 9:00 pritet që pjesëmarrësit të arrijnë, derisa një orë më pa do të fillojë një sesion pune.

Më pas është e planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp nga Presidenti Michel, Presidentja Von der Leyen dhe Presidenti Macron.

Udhëheqësit do të zhvillojnë një diskutim strategjik se si të përforcojnë marrëdhëniet e BE-së me partnerët e tyre, duke përfshirë mënyrën se si të nxitet dialogu politik dhe të forcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit europian.

Më vonë temë diskutimi do të jetë Ukraina. Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë zhvillimet e fundit në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë ndikimin e saj në krizën globale të sigurisë ushqimore, si dhe mbështetjen ushtarake, politike dhe humanitare që planifikohet t’i jepet Ukrainës.

Rezultati i ditës së parë të samitit të djeshëm shkaktoi sërish zhgënjim te vendet e Ballkanit Perëndimor meqë nuk u dha asgjë konkrete për liberalizimin e vizave për Kosovën apo hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Këshillit Europian, Barend Leyts, ka treguar se cilat janë përfundimet për Ballkanin Perëndimor të nxjerra nga Samiti i BE-së, ku për Kosovën përmendet vetëm përparimi në dialog ndërsa nuk përmendet liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Express.

Në pikat e nxjerra në përfundime, për Kosovën flitet vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe përparimin në dialog. Në këto pika nuk flitet për heqjen e vizave.

“Këshilli Europian riafirmon urgjencën e të bërit përparim të qartë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha bilaterale dhe regjionale, veçanërisht dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në pikën 19./Express