Analisti Cermagic: Dodik po kërkon një Serbi të Madhe - Gazeta Express
string(52) "analisti-cermagic-dodik-po-kerkon-nje-serbi-te-madhe"

Analisti Cermagic: Dodik po kërkon një Serbi të Madhe

Lajme

Gazeta Express

12/04/2024 7:00

Po synon ta prish rendin institucional dhe kushtetues të Bosnje Hercegovinës.

Lider problematik dhe nacionalist serb, i cili është nën sanksione nga SHBA-të dhe Britania, Milorad Dodik, po e sfidon arkitekturën rajonale dukë kërkuar unifikimin e Serbisë me Republikën Srpska, Malin e Zi si dhe me veriun e Kosovës.

Lexo Edhe:

Andaj analisti politik, Adi Cerimagic, thotë se Dodik dhe njerëzit e afërt të tij mund ta destabilizojnë vendin.

“Çfarë kemi parë nga viti 2021 është që retorika e Milorad Dodikut dhe e njerëzve afër tij po ashpërsohet gjithnjë e më shumë. Ai është duke i sfiduar institucionet shtetërore si dhe marrëveshjen e Dejtonit për shtet-ndërtimin e Bosnjë e Hercegovinës. Për me tepër, Milorad Dodik, i mohon tërësisht vendimet e që kanë nxjerre tribunalet ndërkombëtare për luftërat e viteve të 90-ta dhe po e sfidon arkitekturën rajonale duke kërkuar unifikimin e Serbisë me Republikën Srpska, Malin e Zi si dhe me veriun e Kosovës. Ai është duke bërë hap të mëdhenj unilateral drejt kolapsit të arkitekturës institucionale dhe kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës”, ka thënë ai për Tëvë 1

Cerimagic, ka folur edhe për marrëdhëniet e ngushta mes Milorad Dodik dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Analist i lartë nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, Adi Cermagic, thotë se dinamika e raporteve mes liderëve ka ndryshuar dhe se Vuçiq nuk mund ta kontrolloj Dodikun, siç e mendojnë politikanët perëndimor.

“Me vite, jo vetëm vëzhguesit perëndimor, por edhe diplomatët e politikanët, kanë qenë të bindur që dinamika ndërmjet Dodikut dhe Vuçiçit ka qenë e tillë ku Vuçiq është mbi Dodikun, dhe që Vuçiç është i aftë jo vetëm të ndalojë, por edhe të ndikojë që të qetësojë atë, ose edhe ta shtyjë në drejtim të duhur. Por kjo dinamikë ka ndryshuar kur në Serbi në dhjetor të vitit të kaluar, Vuçiqi morri mbështetje nga votuesit që vinin nga R.Srpska, andaj tash Vuçiq i ka borxh Dodikut për përkrahjen në zgjedhje. E, kjo tani e bënë një situatën me të rrezikshme dhe mund të jetë një thirrje e fundit për diplomacinë perëndimore të cilët ndoshta prisnin që Vuçiq do të rregullonte këto probleme”, thotë ai.

Së fundmi, Vuçiq dhe Dodik kanë rënë dakord me Patriarkun Porfiri që më 5 dhe 6 maj në Beograd dhe pjesë të tjera të vendit të mbahet Kuvendi i madh i Pashkëve të Serbisë dhe Republikës Serbe.