Sipas analistit Ilir Mirena, qeveria Kurti i rriti pagat për shkak se e ka parë zhgënjimin e qytetarëve. Analisti Parim Olluri tha se asnjë sindikatë nuk do t’i thotë faleminderit Qeverisë për rritjen.
Tutje, Parim Olluri tha për qeverinë se “po blejnë vota për mandatin e ri, nëse e bën në fillim është mirë”, sa i përket rritjes së pagave.
Më pas u diskutua se çka ofron LDK me koeficientin 150 euro, e këtu Olluri tha “ti këqyre të AAK-së, Ramushiu kërkond nër 1 mijë euro s’ta len me deklarata”.
Analisti Valon Syla tha se tash vijnë oferta të reja.
Mirena tha se projektet e mëdha kapitale i kanë kry qeveritë e mëhershme, “me autostrada, me shkolla…”.
Pjesë nga debati i tyre në Pressing në T7:
Parim Olluri: Një kryeministër që përfundon me dy gjëra, rritje 55 euro dhe një ministër të Infrastrukturës që thotë po përtoj me folë për autostradën e Gjilanit që e dëshmon qartësisht që në investimet publike ka dështu
Valon Syla: Rritja është elektorale
Ilir Mirena: Me pas ndjeshmëri, që zero ndjeshmëri ka i kish rritë këto rroga para 3-4 vjete e jo tash kur sondazhet po i dalin keq
Ilir Mirena: Nga dëshpërimi i madh po i bëjnë këto veprime, e bën një rritje por as një falënderim s’e merr, kerkush faleminderit nuk të thotë
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...