Ana vendos të flasë, nuk i përmban lotët: Trokisja nëpër dyer për të punuar pastruese - Gazeta Express
string(83) "ana-vendos-te-flase-nuk-i-permban-lotet-trokisja-neper-dyer-per-te-punuar-pastruese"

Gazeta Express

26/11/2020 20:00

Ana vendos të flasë, nuk i përmban lotët: Trokisja nëpër dyer për të punuar pastruese

Gazeta Express

26/11/2020 20:00

Ana shpesh ka hezituar të flasë për të shkuarën e saj, duke deklaruar “se gjithçka do të zbulohet në një moment të dytë”. Por këtë puntatë 24-vjeçarja vendosi të thyente heshtjen dhe të tregonte disa copëza nga historia e saj e gjatë.

Ajo tha se ka kaluar një fëmijëri të vështirë, ku ka bërë shumë punë të ndryshme. Mes lotësh 24-vjeçarja rrëfeu se edhe pse një fëmijë tepër e vogël, trokiste në dyert e shtëpive, duke kërkuar punë si pastruese.

Lexo Edhe:

Tanimë bukuroshja theksoi se ka arritur diçka modeste në jetë, por është krenare për punët që ka bërë dhe gjithçka që ka arritur.

“Vetë personalisht si Ana i kam bërë llojet e punëve, e kam nisur nga shitëse në butik, duke shituar lakra në treg, që në 8 vjeç. Sot kam makinën time, kam një dyqan modest, i kam bërë të gjitha llojet e punëve. Unë i mbështes fort ata që punojnë. Kam punuar dy në tre punë, kam bërë dhe rolin e pastrueses.

Trokisja në dyer dhe thoja që a keni nevojë për pastruese, nuk është turp të bësh punë të ndershme. Puna është nder, rëndësi ka të jesh e fortë për veten. Mendoja që ecja para, por bëja arritje, isha Ana e vogël. Unë falë atij dola nga gropa që isha futur”, rrëfeu Ana.