Ana braktis “Përputhen”, ja çfarë ndodhi pas emisionit të kaluar - Gazeta Express

Gazeta Express

23/11/2020 19:17

Ana braktis “Përputhen”, ja çfarë ndodhi pas emisionit të kaluar

Gazeta Express

23/11/2020 19:17

24 vjeçarja Ana u largua nga studio emisionin e të premtës pas takimit të Fatjonit dhe Melisës, takim ky që u shoqërua me puthje e përqafime.

Por ajo nuk ka pranuar të kthehet në emision këtë të hënë.

Episodin e kaluar Ana tha se ka mbajtur shënim të gjitha pyetjet që Fatjoni kishte kohë që dëshironte një përgjigje. Por kur produksioni lajmëroi se koha ishte e pamjaftueshme për leximin e përgjigjeve, duke shtuar se kjo gjë do të bëhet në një moment të dytë, ajo u largua.

Para se të braktiste studion ajo goditi me shuplakë Fatjonin dhe u largua tepër e mërzitur.

Moderatorja Bora Zemani, lajmëroi se Ana nuk ka pranuar të flasë, e për momentin nuk dëshiron të jetë e pranishme në emisionin e dashurisë.