Ana Blandiana në revistën “Symbol” - Gazeta Express
string(32) "ana-blandiana-ne-revisten-symbol"

Arte

Gazeta Express

10/12/2024 19:14

Ana Blandiana në revistën “Symbol”

Arte

Gazeta Express

10/12/2024 19:14

Në numrin më të ri të revistës Symbol, mund ta gjeni intervistën ekskluzive të shkrimtares së famshme, Ana Blandiana, e cila është prej vitesh kandidate për çmimin Nobel për Letërsi, dhe fituese e shumë çmimeve të rëndësishme letrare evropiane. Intervistën me të e ka realizuar botuesja, përkthyesja dhe studiuesja Eronita Kqiku. Në këtë intervistë poetja rumune flet për letërsinë, poezinë, përplasjet me regjimin diktatorial dhe arsyen e refuzimit të posteve të rëndësishme politike në demokraci.  Gjithashtu, ajo flet për shpresën, kujtesën, qëndresën dhe mbijetesën.

Në këtë numër, po ashtu, mund të gjeni shkrime studimore për vepra të shkrimtarëve të njohur, si: Umberto Eco, Milan Kundera, Orhan Pamuk, Patrick Süskind, Ethem Haxhiademi dhe dy studime për Ismail Kadarenë.

Lexo Edhe:

Revista për studime kulturore, Symbol, është themeluar më 2013 nga Ag Apolloni, i cili ka qenë edhe kryeredaktor i saj për dhjetë vjet (2013-2023). Nga viti 2016, Symbol, me ISSN për dy versionet e qarkullimit (print dhe online) është anëtare në rrjetin e revistave evropiane EUROZINE, dhe katalogohet në Central and Eastern European Online Library (CEEOL). Nga viti 2021, revista botohet nw gjuhwn angleze. Aktualisht, kryeredaktor i revistës është studiuesi Sherif Luzha, doktorant i letërsisë në Universitetin e Prishtinës. Revista mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.