Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani gjatë këtij edicioni shënoi edhe një arritje në karrierën e tij.
Ai, së bashku me bashkëlojtarët e tij te Napoli, fituan titullin e kampionit në Serie A, për herë të katërt në histori të klubit.
Kjo ishte edhe hera e dytë e Rrahmanit që e fiton titullin kampion në Itali.
Pas shpalljes kampion, pas fitores ndaj Cagliarit në javën e fundit të kampionatit, ditë më vonë festa nisi me të madhe në rrugët e qytetit të Napolit.
Në paradën e organizuar nga klubi, qytetarët e Napolit i vërshuan rrugët e qytetit, duke festuar në maksimum e duke organizuar një atmosferë fantastike.
Kapiteni dardan, në krye të paradës në autobus, kishte vendosur flamurin e Kosovës.
Në një postim në Instagram Story gjatë ditës së sotme, Rrahmani ka postuar foton nga kjo ditë dhe ka shkruar se 70 milionë njerëz e kanë përcjellur festën e Napolit, në kohë direkte.
“70 milionë njerëz e kanë shikuar live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës”, shkruan Amir Rrahmani./GazetaExpress/