Amir Dalipi mbetet kryeshef i policisë së Tetovës, KSHZ hodhi poshtë kërkesën e Çulev - Gazeta Express
string(84) "amir-dalipi-mbetet-kryeshef-i-policise-se-tetoves-kshz-hodhi-poshte-kerkesen-e-culev"

Amir Dalipi mbetet kryeshef i policisë së Tetovës, KSHZ hodhi poshtë kërkesën e Çulev

Gazeta Express

22/02/2020 20:09

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme e hodhi poshtë kërkesën e parashtruar për mendim të ministrit teknik të Punëve të Brendshme Naqe Çulev për shfuqizimin e vendimit qeveritar për emërimin e shefit të ri të SPB Tetovë dhe theksoi se kjo është në kompetencë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit KSHPK-së.

Kërkesa e Çulevit ka të bëjë për vlerësimin er KSHZ-së për ligjshmërinë e aktit lidhur me shfuqozimin e Vendimit për emërimin e Goce Jankulovskit në vendin e punës shef i SPB Tetovë, ndërsa siç u sqarua në seancë, bëhet fjalë për marrëdhënie juridike midis Qeverisë dhe ministrit teknik për çfarë KSHZ-ja nuk ka autorizim ligjor të veprojë.

Lexo Edhe:

Në seancë u tha se kërkesat e këtilla të cilat kanë të bëjnë në “ndalesa për emërime dhe shkarkime gjatë zgjedhjeve të shpallura”, për këtë është kompetent Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK).

“Marrëdhëniet midis ministrit dhe Qeverisë e cila vepron qartë për atë nëse ndonjë vendim është i ligjshëm apo nuk është, nuk është në kompetencë të KSHZ-së. Lidhur me përmbajtjen e pyetjes të parashtruar për nevojën e marrjes së vendimit për emërim, kjo çështje e cila del nga kërkesa e ministrit është e pabazë dhe nuk hyn në kompetencat tona”, theksuan nga KSHZ-ja.

Prej atje, bëjnë apel që ministrat dhe zëvendësministrat t’i respektojnë nenet e Ligjit për Qeveri dhe të mos parashtrojnë kërkesa të këtilla të cilat janë të pakuptimta.