Amfiteatri i Durrësit bëhet kinema për një natë, shfaqet film - Gazeta Express
string(60) "amfiteatri-i-durresit-behet-kinema-per-nje-nate-shfaqet-film"

Amfiteatri i Durrësit bëhet kinema për një natë, shfaqet film

Arte

Gazeta Express

17/07/2024 14:21

Qytetarët e Durrësit si dhe vizitorët e tij, do të shohin ditën e enjte se si Amfiteatri Antik do të shndërrohet në një kinema verore.

Mbrëmjen e datës 18 korrik, në amfiteatër do të shfaqet filmi “La Bataille de Solférino” të Justine Triet, filmi i saj i parë me metrazh të gjatë. Filmi do të jetë me titra në gjuhën shqipe dhe rrëfen përmes një energjie të jashtëzakonshme tensionet politike dhe romantike, në Paris.

Lexo Edhe:

Nga njëra anë triumfi i Fransua Holand në zgjedhje dhe nga ana tjetër është vendosur drama familjare e gazetares Leticia.

Aktiviteti është organizuar me mbështetjen e Institutit Francez, Qendra Muzeore Durrës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit etj, aktivitet i cili i shtohet listës së atraksioneve kulturore veçanërisht për vizitorët e këtij sezoni veror.

Qendra Muzeore Durrës bëri me dije se hyrja në amfiteatër do të jetë e lirë. /TemA