Britanikët mund të jenë të njohur për përdorimin e fjalëve të forta, por krahasuar me rivalët e tyre, ata janë më pak të përhapur dhe më pak krijues, zbulon një studim i fundit.
Hulumtuesit nga Universiteti i Finlandës Lindore analizuan një bazë të dhënash të jashtëzakonshme prej gati tetë miliardë fjalësh të postuara në rrjetet sociale.
Ata zbuluan se amerikanët përdorin “f–word” më shpesh se australianët apo britanikët, por australianët janë më kreativë në mënyrën se si e përdorin atë.
Australianët shpesh përdorin variacione të gjalla dhe të veçanta si: fing, fd, fr, fface, mother******, fark** dhe varianti irlandez feck.

Në kontrast, britanikët dhe amerikanët përdorin më shpesh formën klasike dhe të thjeshtë: f*.**
Mikko Laitinen, profesor i gjuhësisë angleze në Universitetin e Finlandës Lindore dhe autor i studimit, tha se krijimtaria e njerëzve është pothuajse e pafund. Por pjesa më e madhe e saj duket se vjen nga Australia.
“Gjetëm më shumë se 2,300 mënyra të ndryshme të shkruarjes së “f–word”,” tha ai për Daily Mail.
Studimi analizoi 7.8 miliardë fjalë të postuara nga 435,345 përdorues të X (Twitter) nga SHBA, Britania dhe Australia gjatë periudhës 2006–2023. Ata u fokusuan vetëm tek “f–word”, pasi është fjala më e përdorur dhe një nga më ofenduese në interaksionet e përditshme.

Rezultatet treguan se amerikanët përdorin më shpesh “f*”**, të ndjekur nga britanikët dhe më pas australianët – pavarësisht reputacionit të australianëve për përdorim të shpeshtë të fjalëve të forta.
Kreativiteti australian
Australianët janë veçanërisht kreativë me variacionet e shkruarjes, duke përdorur 2,160 variacione të ndryshme, krahasuar me 1,969 në SHBA dhe 1,474 në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga variacionet unike australiane janë: fukkeng, faaarking, fshake, fktardery, furkers, f*crazy, farkno, fuqqen, fknicolor**.
Kur dhe si përdoret fjala?
Analizat treguan se njerëzit e përdorin më shpesh kur bisedojnë me njohje të largëta sesa me miq të afërt. Në rrjete shumë të vogla, me më pak se 15 persona, përdorimi i fjalëve të forta është i rrallë.

Studimi vëren gjithashtu se përdorimi i “f***” në rrjetet sociale është më i lartë se në bloge ose media të tjera – dhe përdorimi nuk është gjithmonë negativ. Ai mund të ndihmojë në shprehjen e emocioneve, qoftë negativë si zemërimi, apo pozitivë si habia, dhe mund të përdoret për theks verbal ose për humor.
Një fjalë e re ofenduese
Në një pjesë të lidhur, matematikanja Sophie Maclean nga King’s College London krijoi një fjalë të re ofenduese duke përdorur një algoritëm kompjuterik. Ajo fillon me shkronjën b, ka katër shkronja dhe përfundon me -er, duke ofruar një alternativë të re për “f***” dhe “s***”. Maclean thekson se përdorimi i fjalëve të forta mund të ketë edhe efekte pozitive, si lehtësimi i dhimbjes kur i godasim gishtin e këmbës. /GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...