Amerika thuhet se po planifikon t'i shtojë trupat në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(67) "amerika-thuhet-se-po-planifikon-ti-shtoje-trupat-ne-lindjen-e-mesme"

Gazeta Express

05/12/2019 18:55

Amerika thuhet se po planifikon t’i shtojë trupat në Lindjen e Mesme

Gazeta Express

05/12/2019 18:55

Administrata amerikane planifikon të forcojë praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit të Iranit, një informacion i bërë i ditur sot nga ”Wall Street Journal”, por i mohuar nga Pentagoni.

Që nga pranvera, 14 000 ushtarë u janë shtuar 70 000 trupave ushtarake të përhershme, për të mbrojtur sigurinë në rajon.

Lexo Edhe:

Sipas gazetës, dërgimi i këtyre përforcimeve do të shërbejë për të penguar sulmet e Iranit ndaj interesave të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Prej disa muajsh në këtë rajon kanë ndodhur incidente e sulme të shumta, që Uashingtoni ia ka atribuar Iranit.