James Rubin fillon dëshminë në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale - Gazeta Express
string(85) "james-rubin-fillon-deshmine-ne-mbrojtje-te-thacit-dhe-te-tjereve-ne-gjykaten-speciale"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 9:57

James Rubin fillon dëshminë në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 9:57

James Rubin, njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albright e Bill Klinton, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai është betuar se do ta thotë të vërtetën.

Rubin pritet të dëshmojë për raportet e tij me Hashim Thaçin, angazhimin, UÇK-në dhe përvojën e tij në Kosovë.

Në një podcast me gazetaren e njohur, Christiane Amanour, ai tregoi se në dëshminë e tij ka për të thënë shumë.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme.”, ka deklaruar ai.

Veç Rubin, pro Thaçit pritet të dëshmojnë edhe figura të tjera të njohura e diplomatë.

Ndërkaq, dje mijëra njerëz u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po përballen me një proces të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjykimi, i cili duket se ka hyrë në fazën përfundimtare.

U kërkua reagim ndërkombëtar dhe u tha se akuzat ndaj ish-udhëheqësve shqiptarë të luftës në Kosovë e ofendojnë edhe NATO-n.

Protesta e djeshme në Hagë pason atë të 7 gushtit, kur mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë për të njëjtin qëllim.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.