Amerika e heton zyrtarisht “TikTok” për arsye sigurie - Gazeta Express
string(51) "amerika-e-heton-zyrtarisht-tiktok-per-arsye-sigurie"

Amerika e heton zyrtarisht “TikTok” për arsye sigurie

Gazeta Express

29/07/2020 23:19

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha sot se TikTok, një aplikacion i njohur i medieve sociale, është nën hetim zyrtar nga Komisioni për Investimet e Huaja në SHBA, CFIUS.

“TikTok është nën hetim nga CFIUS dhe ne do t’i bëjmë një raport Presidentit për të gjatë kësaj javë”, tha Mnuchin për gazetarët.

Lexo Edhe:

“TikTok” u mundëson përdoruesve të krijojnë video të shkurtra, shpesh me disa efekte themelore dhe muzikë, të cilat janë bërë gjithnjë e më popullore, veçanërisht në mesin e një demografie më të re./ /ervo/

Sipas “App Annie”, që gjurmon të dhënat celulare, “TikTok” është shkarkimi më popullor në tremujorin e parë të vitit.