AME: Zjarri në Bjeshkët e Deçanit nën kontroll - Gazeta Express
string(45) "ame-zjarri-ne-bjeshket-e-decanit-nen-kontroll"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2025 13:19

AME: Zjarri në Bjeshkët e Deçanit nën kontroll

Lajme

Gazeta Express

09/03/2025 13:19

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se zjarri në Bjeshkët e Deçanit është nën kontroll.

AME thotë se janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë.

“Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre. Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll.”

AME ka bërë apel te qytetarët për kujdes.

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent, MPB, apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë stinës së thatë, duke shmangur ndezjen e zjarreve në natyrë dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 112. Ky numër është falas nga të gjithë operatorët e komunikimit elektronik në Kosovë. Kujdesi dhe veprimi i shpejtë i secilit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve të mëdha në mjedis dhe rrezikut për jetën dhe pronën e qytetarëve.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement