Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dalë me një raport për situatën me shi.
AME thotë se janë raportuar vërshime të intensitetit të ulët në disa lagje në Prishtinë, Lagja Kolonia në Fushë Kosovë, disa fshatra në Gjilan, Ferizaj, Kamenicë , Novobërdë e Junik.
Prishtinë: Lagjja Kodra e Trimave, Lagjja Arbëri, si dhe zona afër Stacionit të Autobusëve.
Fushë Kosovë: Lagjja Kolonia.
Gjilan: Fshatrat Velikincë, Cërnicë, Livoq dhe Zheger.
Ferizaj: Fshatrat Gaçkë dhe Rakaj.
Kamenicë: Fshati Koretinë, lagjja Qameria (qytet) dhe fshati Roganë.
Novobërdë: Fshatrat Pasjak dhe Llabjan.
Junik: Lagjja Miroci.
“Nga vlerësimi i situatës, gjendja paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Agjencia e Menaxhimit Emergjent, përmes qendrave operative rajonale 112, Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, është në koordinim të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur çdo nevoje dhe kërkese nga nivel lokal. Gjithashtu, është ngritur niveli i gatishmërisë për ekipin e kërkim shpëtimit në ujërat sipërfaqësore, ekipin e barrierave, ekipin e pompimit me kapacitet të lartë.”