Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se aktualisht janë 15 vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore.
Ka dëme materiale, mirëpo nuk ka persona të lënduar.
AME bën thirrje që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë për cdo vatër të dyshuar.
Vatrat aktive ndodhen në:
Komuna Mitrovicë në fshatin Rashan
Komuna e Skenderajt në fshatin Llaushe, zjarr aktiv ku u intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Policia e Kosovës Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter,nga kapacitetit i KFOR-it.
Komuna e Ferizajt në fshatin Burrnik
Komuna e Gjakovës në fshatin Shkukëz
Komuna e Klinës në fshatin Ujmir zjarr aktiv, pjese malore e vështirë e qasshme për zjarrfikës nga toka
Komuna e Leposaviqit në fshatin Trebice, zjarr aktiv të konfirmuara nga Qendra Operative Emergjente e Agjencisë (QOE 112 Gjilan):
Komuna e Podujevës ne fshatrat Batllavë, Belloshë, Hërticë katër (4) zjarre aktive;
Komuna e Novobërdës ne fshatin Jesenovik;
Nga dita paraprake, dt.07 Korrik 2025 Zjarret e mëdha të cilat janë lokalizuar, janë:
Komuna e Malishevës
Komuna e Shtimes
Komuna e Podujevës