Ambasadorja kosovare falënderon Çekinë për mbështetjen për vizat dhe rrugën drejt BE-së - Gazeta Express
string(87) "ambasadorja-kosovare-falenderon-cekine-per-mbeshtetjen-per-vizat-dhe-rrugen-drejt-be-se"

Ambasadorja kosovare falënderon Çekinë për mbështetjen për vizat dhe rrugën drejt BE-së

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 23:07

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysa, është takuar me shefen e kabinetit të Qeverisë çeke, Jana Kotalikova.

Iberhysa me anë të postimi në Twitter, ka shkruar se kanë diskutuar për liberalimizimin e vizave të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan, njofton Klankosova.tv.

Lexo Edhe:

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovës dhe rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Iberhysa në Twitter.

“Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i afruar vendet dhe popujt tanë”.