Ambasadorja greke: Dy kryeministrat kanë shprehur dëshirën për të përshpejtuar procedurat që çështjen e detit ta dërgojnë në Hagë - Gazeta Express
string(128) "ambasadorja-greke-dy-kryeministrat-kane-shprehur-deshiren-per-te-pershpejtuar-procedurat-qe-ceshtjen-e-detit-ta-dergojne-ne-hage"

Ambasadorja greke: Dy kryeministrat kanë shprehur dëshirën për të përshpejtuar procedurat që çështjen e detit ta dërgojnë në Hagë

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 17:41

Konstatina Kamitsi, ambasadorja greke në Shqipëri nga Korça ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia po punojnë për të përparuar procedurat me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje, për çështjen e ndarjes së detit, në gjykatën e Hagës.

“Pardje janë takuar të dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë dhe të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur, që do të thotë të përparojë procedura me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje për çështjen e ndarjes së detit, të kufijve detarë në gjykatën e Hagës.“- tha Kamitsi.

Lexo Edhe:

Ndërkohë e pyetur në lidhje me fluksin e emigrantëve në pikat kufitare për festat e fundvitit, dhe punën e reduktuar në doganat greke, duke shkaktuar radhë tek qytetarët, Kamitsi tha se kjo çështje do të shihet me përparësi.

“Miqësia është diçka që dihet midis dy shteteve dhe për atë punojmë edhe unë edhe nga Greqia . Punojmë për funksionimin sa më të mirë të punës në dogana dhe shpresoj që çdo gjë do ecë në hapat e duhur. Faleminderit që më informoni do e shohim me doganat cili është problemi për këtë çështje, dhe unë shpresoj që miqtë tanë shqiptarë mos kenë probleme me doganën. Do e shohim me përparësi.”– tha Kamitsi.

Ndër të tjera diplomatja greke u pyet edhe për anulimin e vizitës së kryeministrit grek në jug të vendit pak ditë më parë.

“Jo nuk kam asnjë koment premtoj që do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me kryeministrin shqiptar.”- u shpreh diplomatja greke.

Një takim zyrtar të zhvilluar pak ditë më parë mes ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe homologut të saj grek në Nikos Dendias, ky i fundit i ka kërkuar ministres Xhaçka, të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do t’i referojë përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Në 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta dërguar në Hagë, çështjen e detit, mirëpo ku kanë kaluar pothuajse 2 vjet, kjo ende nuk ka ndodhur. Megjithatë, asnjë takim në nivel teknik nuk ka ndodhur për të çuar më tej marrëveshjen.

/Gazeta Express