string(99) "ambasadorja-elvana-shala-i-drejtohet-kongresit-amerikan-kosova-shembull-i-diplomacise-se-suksesshme"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 6:55

Ambasadorja Elvana Shala i drejtohet Kongresit Amerikan: Kosova, shembull i diplomacisë së suksesshme

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 6:55

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Elvana Shala, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sot iu drejtua Kongresit Amerikan në kuadër të konferencës së dytë vjetore të tij.

Në fjalimin e saj, ajo foli për rëndësinë e dialogut diplomatik dhe lidershipit global, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të diplomacisë në përballje me sfidat globale.

“Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, diplomacia është instrumenti më i fuqishëm që kemi për të mbrojtur paqen, për të menaxhuar dallimet dhe për të avancuar interesin kolektiv përballë rreziqeve që nuk njohin kufij: ndryshimi klimatik, pandemitë, siguria kibernetike dhe pabarazia e shpërndarjes së burimeve”, u shpreh Shala.

Duke marrë Kosovën si shembull të diplomacisë së suksesshme, ajo kujtoi rrugëtimin e vendit drejt pavarësisë, ndërhyrjen e NATO-s dhe rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë në këtë proces. Sipas saj, dialogu Kosovë–Serbi është dëshmi se diplomacia kërkon durim, vizion dhe mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare.

“Sot Kosova është një demokraci funksionale, me zgjedhje të lira, gjyqësor të pavarur dhe një shoqëri aktive me orientim të qartë euroatlantik. Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme, që Kosova të mos trajtohet vetëm si një çështje rajonale, por si pjesë përbërëse e stabilitetit evropian dhe arkitekturës globale të paqes”, tha ajo.

Një pjesë e veçantë e fjalimit të saj iu kushtua drejtësisë për krimet e luftës, përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte. Ajo përmendi rastet e të mbijetuarve si Vasfije Krasniqi Goodman, Ramadan Nishori dhe Shyhrete Tahiri Sylejmani, të cilët, sipas saj, “e thyen heshtjen dhe ia treguan botës krimet që përjetuan”.