Ambasadorja e SHBA në Greqi shkon në Tiranë, takon Ramën në Kryeministri, mediat atje: Vizitë misterioze - Gazeta Express
string(101) "ambasadorja-e-shba-ne-greqi-shkon-ne-tirane-takon-ramen-ne-kryeministri-mediat-atje-vizite-misterioze"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 23:13

Ambasadorja e SHBA në Greqi shkon në Tiranë, takon Ramën në Kryeministri, mediat atje: Vizitë misterioze

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 23:13

Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Kryeministri. Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama.

Këto pamje, të xhiruara rastësisht nga një telefon celular në zonën e parkut të Piramidës, që kanë mbërritur në redaksinë e Televizionit Kombëtar Klan, tregojnë momentin e takimit mes tyre.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë takim është fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht një ambasadore e SHBA-ve në një vend fqinj, por ajo është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump.

Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.

Vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk është njoftuar zyrtarisht dhe Kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin.

As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.

Interesant është edhe fakti se, sipas verifikimeve tona, Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, një rrethanë kjo që e bën edhe më enigmatik këtë takim të zhvilluar larg syrit të publikut. /Tv Klan

Advertisement
Advertisement
Advertisement